Ministri i punëve të jashtme të Austrisë Sebastian Kurc ftoi në vizitë nënkryetarin e LQ URA dhe deputetin në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.
Politikani i ri nga Mali i Zi do të jetë mysafirë në programin prestigjioz ALPS të cilin e organizon Akademia diplomatike e Vjenës dhe Ministria e punëve të jashtme të Austrisë.
Gjatë vizitës së punës në Austri janë paraparë takime të shumta në nivel ekonomik dhe politik, si dhe vizita në institucionet kryesore të këtij vendi në Europën qendrore. Përveç takimeve zyrtare, në Ministrinë e punëve të jashtme të Austrisë, si dhe selinë e Kombeve të bashkuara në Vjenë, me program janë paraparë edhe vizitat e punës në selinë e Bankës popullore të Austrisë dhe të Raifeisen bankës, në “Shtëpinë e industrisë”, Institutin për shkencë dhe teknologji, në Avio kompaninë nacionale “Austrian airlines”, skuadrës speciale për luftë kundër terrorizmit “Cobra”…
Takimi i Abazoviqit dhe ministrit të punëve të jashtme të Austrisë është paraparë për të premten.