Me iniciativë të PD-së: SHQIPTARËT BËJNË PLATFORMË TË PËRBASHKËT

PlatformaPartia demokratike e Fatmir Gjekës ka iniciuar të martën takimin në të cilin liderët e grupimeve politike shqiptare kanë biseduar rreth nevojës së përpilimit të platformës së përbashkët.

Në tubim përveç Gjekës ishin të pranishëm edhe lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi, Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj, Lëvizjes qytetare “Perspektiva” Amir Hollaj dhe Alternativës shqiptare Gjergj Camaj.

Bisedimet ishin miqësore, ndërsa bashkëbiseduesit janë pajtuar që së bashku të përpilojnë platformën.

Ato njëkohësisht kanë ftuar Forcën, e cila nuk morri pjesë në këto bisedime, të ju bashkëngjitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi