Me kërkesë të PDS-së: TË MARTEN MBRËMA MBLEDHJA E KOALICIONIT

Koalicioni, KoalicijaPartia demokratike e socialistëve ka shprehur pakënaqësinë që akoma nuk janë emëruar kuadrot të cilat ajo i ka përcaktuar për vendet në pushtetin ekzekutiv në Ulqin, mëson Portali Ul-info.

Për këtë arsye nesër mbrëma, me kërkesë të drejtuesve të partisë në Ulqin dhe shefit të Parlamentit komunal Loro Nrekiq, do të mbahet takimi i liderëve të koalicionit qeverisës.

Edhe në Unionin demokratik të Shqiptarëve të Mehmed Zenkës vlerësojnë që procesi i konstituimit të pushtetit dhe emërimi i drejtorëve të rinj të ndërmarrjeve publike duhet të ec më shpejtë meqenëse në mbledhjen e Kuvendit komunal të mërkurën janë zgjedh anëtarët e këshillave drejtues dhe po afrohet sezoni turistik.

Pritet që këto ditë më në fund të dihen edhe emrat e anëtarëve të Forcës për funksionet që i takuan kësaj parti. Beteja e ashpër brendapartiake po bëhet rreth vendit të nënkryetarit të Komunës dhe drejtorit të Organizatës turistike.

Në Partinë demokratike të Fatmir Gjekës akoma presin për cilin funksion do të përcaktohen partnerët e tyre nga Lëvizja qytetare “Perspektiva” e Amir Hollajt (nënkryetarin e Komunës, drejtorin e Qendrës për kulturë apo atë të RTV “Ulqinit”), në mënyrë që të propozojnë kuadrot e veta për karriget e boshatisura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi