Lideri i Partisë socialiste popullore Srgjan Milloq ka dorëzuar sot iniciativën që rendi i ditës së Këshillit për ekonomi, financa dhe buxhet të caktuar për të hënën, të plotësohet me Propozimin e vendimit për seancë dëgjimore të ministrit të financave Radoje Zhugiq, ministrit të ekonomisë Vlladimir Kavariq dhe drejtuesit të falimentimit të kripores, me temën: Procedura e falimentimit në Kripore, me theks të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të Kripores dhe pronës së Kripores, është lajmëruar nga PSP-ja.
Kryetari i PSP-së në Kërkesën për mbajtjen e Seancës dëgjimore të përfaqësuesve përgjegjës të Qeverisë ka kërkuar që në mbledhjen e Këshillit të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e organizatës sindikale të Kripores.