Në organizimin e Agjencisë Shtetërore Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), të premten filloi mbjellja e katër mijë pishave te plazhi “Safari”.
Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari tha se kanë premtime se mbjelljet do të vazhdojnë edhe në pjesët tjera të kësaj komune.
Ky aksion u mbështet nga Qeveria e Malit të Zi, Drejtoria për Menaxhimin e Pyjeve dhe Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare.