Shoqata “Kraja”, e cila vepron në SHBA dhe ka filialin e saj në vendlindje, ka realizuar projektin e fundit – furrën e bukës në Ostros, transmeton Barinfo.
Vitet e fundit kjo zonë nuk kishte furrë buke, sepse numri i banorëve nuk mjaftonte për një biznes fitimprurës.
Me ndihmën e donatorëve Shoqata “Kraja” e realizoi këtë projekt dhe përveç prodhimit të bukës, projekti mundësoi punësimin e dy personave.