Me ndihmën e OT Ulqin: FILMI ÇEK PËR MALIN E ZI NË ULQIN

1111cesiFilmi “Montenegro”, i krijuar si prodhim i përbashkët i shtëpive “Easy Fun Film” dhe “Three Brothers” nga Çekia, “Mainframe Production” dhe “Procosilium” nga Kroacia dhe “OR” nga Mali i Zi, do të shfaqet për herë të parë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ky film pak kohë më parë është incizuar për tre javë në Mal të Zi dhe po aq në Çeki. Edhe pse me zhvillim poetik, në qendër të cilës është vajza e re me prejardhje nga Serbia e cila vendos për një aventurë me një shoqe dhe dy Çek të panjohur, realizimi është në thelb një “road movie”.

Siç pohojnë bashkë producentët, ndihmën logjistike për film e siguroj dhe Organizata turistike e Ulqinit. Filmi është incizuar në lokalitetet më të bukura dhe më atraktive duke prezantuar dhe aktivitetet që qëndrimi në këto vende ofron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”