Me ndihmën e TIKËS: RESTAURIMI I QENDRËS DITORE PËR FËMIJË

555827_174200662734942_1674902321_nGjatë muajve të kaluar në Qendrën Ditore për fëmijët dhe të rinjtë me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” Ulqin, në mbështetjen e Agjencisë turke për bashkëpunim ndërkombëtar TIKA janë investuar mjete në shumë prej 34 000 euro  në rindërtimin, restaurimin dhe rinovimin e hapësirave ekzistuese, përshtatjes për nevojat e përditshme të fëmijëve në atë institucion, duke përfshirë pajimin e hapësirës për personelin mjekësor, hapësirës për qëndrimin e fëmijëve dhe prindërve, hapësirës për aktivitetet fizike e tjerë.

Kemi kënaqësinë, që mund t’u lajmërojmë që Qendra “Sirena” në Ulqin sot është një prej më të pajisurave të llojit të vet në Mal të Zi dhe se i plotëson të gjitha kushtet për nevojat e fëmijëve të cilët qëndrojnë në këtë institucion.

Më 11. 11. 2013 në orën 13.00 në hapësirat e Qendrës do të mbahet ceremonia e hapjes së qendrës, njoftojnë nga Komuna e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…