Më në fund fillon realizimi i kredisë së KfW bankës: SË SHPEJTI NËNSHKRIMI I KONTRATËS, PUNIMET FILLOJNË NË SHTATOR

Deri në fund të këtij muaji do të nënshkruhet kontrata me ofertuesin e parë në tenderin për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në komunën e Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Bëhet fjalë për meremetimin dhe ndërtimin e 65 km rrjet të ujësjellësit, për të cilën do të shpenzohen rreth 20 milionë euro të bankës gjermane KfW.

Pritet që pas shtatë vitesh premtime dhe vonesa të paarsyeshme, punimet të nisin përfundimisht në shtator.

Kanë filluar të vijnë këstet vjetore për pagesën e kësaj kredie dhe për këtë arsye është formuar Këshilli Anketues në Kuvendin e Komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…