Më në fund: MIRATOHET PLANI STRATEGJIK I ZHVILLIMIT TË ULQINIT

Hadixha GjoniKuvendi komunal i Ulqinit ka miratuar sot Planin strategjik të zhvillimit të kësaj komune deri në vitin 2020. Kjo është hera e parë që një dokument i tillë, jashtëzakonisht i rëndësishëm, miratohet në 35 vitet e fundit.

Nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni, e cila ishte anëtare e Grupit punues për përpilimin e këtij dokumenti, tha se kjo është ditë shumë e rëndësishme dhe se Komuna e Ulqinit nuk do të jetë e vetmja vetëqeverisje lokale e cila nuk ka kësi lloj dokumenti.

Ajo shprehi mirënjohje të veçantë për angazhimin e menaxherit të deritashëm të Komunës Omer Bajraktarit, i cili ishte koordinator për përpilimin e Planit strategjik të zhvillimit.

Edhe pse disa këshilltarë dhe përfaqësues të sektorit civil kanë thënë se ky dokument ka disa mangësi, ato theksuan se, prapë se prapë, është mirë që Ulqini më në fund e fitoi këtë plan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi