Kompania “Altek” nga Podgorica do të realizojë projektin e ndriçimit të mureve të Kalasë, ky është përfundimi i Komisionit tenderik të Komunës së Ulqinit.
Siç mëson Portali Ul-info, punimet në këtë projekt me vlerë 76 mijë euro do të nisin në fillim të marsit dhe do të zgjasin një muaj.
“Do të ishte ideale sikur për Ditë të Ulqinit do të kishim një atraksion të tillë. Ajo çfarë është e sigurt është që turistët këtë sezon do të shohin Kala më të bukur”, njoftohet nga administrata lokale.