MË NË FUND RAMA: JO ARMEVE KIMIKE

13-09-20-12-09-34banner_28_gusht_e.ramaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ashtu siç kishte paralajmëruar ka dalë në një deklaratë të posaçme për shtyp për të bërë publik vendimin e Shqipërisë lidhur kërkesën për të asgjësimin e armëve kimike të Sirisë. Rama sqaroi se, Shqipëria refuzon të përfshihet në këtë proces.

“Po në parim jemi të gatshëm. Por nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm”, deklaroi Rama. “Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë proces.”

Raportet e pakonfirmuara se, Shqipëria mund të merrte për të shkatërruar armët kimike të Sirisë provokoi protesta në Tiranë. Qindra qytetarë kanë protestuar për disa ditë duke thirrur “Jo armëve kimike”.

Shqipëria shihej si një vend i mundshëm dhe agjencia e lajmeve “Reuters”, raporton se, bisedimet me Shqipërinë kishin shkuar në “nivel teknik”.

Tashmë, Francë shihet si vend alternativ për shkatërrimin e 1 mijë ton armë kimike të Sirisë. Norvegjia është shprehur se do të dërgojë një anije dhe një flotë detare në portin e Sirisë për të transportuar arsenalin në vendin ku do të kryhet asgjësimi i tyre. Ky vend refuzoi ta kryej këtë proces në territorin e tij për mungesë ekspertize.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…