Në kuadër të projektit IPA 2011, Ministria e detarisë dhe komunikacionit dhe Drejtoria për siguri detare (DSD) kanë realizuar investim me vlerë. Bëhet fjalë për pajisje me vlerë rreth një milion euro, e cila përdoret për mbrojtjen e detit nga ndotja e befasishme nga mjetet lundruese – p.sh. në rast të aksidenteve detare, ngecje në cekëtin, përplasje dhe të ngjashme.
“Drejtoria e sigurisë detare është e ngarkuar për koordinimin e të gjitha aktiviteteve në det dhe do ta inkuadrojmë dhe flotën detare ushtarake e cila ka kuadro të përdorin pajisjet, mbas së cilës planifikohet stërvitja”, është lajmëruar nga DSD.
Në Adriatik vitet e fundit, për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të mjeteve lundruese, sidomos skuterëve, janë më të shpeshta aksidentet detare.