Në Ulqin të hënën është hapur objekti i rikonstruktuar i Qendrës ditore për fëmijë me nevoja të veçanta, në të cilën Agjencia e Republikës së Turqisë për bashkëpunim ndërkombëtarë (TIKA) ka investuar 34 mijë euro.
Këtë akt e kryen ministri i punës dhe kujdesit social Predrag Boshkoviq, kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, drejtori i TIKES në Mal të Zi Mustafa Jagjigji dhe drejtori i Qendrës Bilal Alaj.
Alaj tha që shpreson që në të ardhmen do të sigurohen mjetet që në Qendër të punohet dhoma për stimulimin e shqisave, në mënyrë që ky institucion të ketë mundësi plotësisht ta kryej misionin e vet.