Parlamenti gjerman ka miratuar propozimin e Bundestagut që Kriporja e Ulqinit dhe nevoja e mbrojtjes së saj të gjendet në qendër të propozimeve të Rezolutës për Progres raportin e Malit të Zi për vitin 2015.
Parlamenti evropian fton Qeverinë e Malit të Zi që të vazhdojë iniciativën e nisur për mbrojtjen nacionale dhe ndërkombëtare të këtij ekosistemi unik, ku prodhimi i kripës do të jetë një nga shembujt më të mirë të sinergjisë së zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës, si dhe zgjidhja e vetme e qëndrueshme për mbijetesën e miliona shpendë.
Parlamenti evropian po ashtu fton Qeverinë në planifikim hapësinor të qëndrueshëm dhe zhvillim të bregdetit malazez duke respektuar dhe implementuar standardet evropiane në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit jetësor.