Me qëllim bashkëpunimi më të frytshëm: DELEGACIONI I KKSH-SË TAKON MINISTRIN ZENKA

Zenka NikaKryetari  i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, së bashku me anëtarët e KKSH-së Smail Maliq Çunmulaj dhe Adriana Hoxhën, të hënën, më 25 qershor 2018, u pritën nga ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka.

Ky ishte njëherit edhe takimi i parë që kryetari Nika zhvilloi me marrjen e funksionit të ri.

Ministri Zenka fillimisht uroi kryetarin për postin e ri dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim. Në vazhdim kryetari Nika hapi disa tema me rëndësi për diskutim, si: përfaqësimi i shqiptarëve në institucione publike; përdorimin e gjuhës shqipe në institucione publike dhe nevoja e hapjes së një zyreje për përkthimin e ligjeve e dokumentacioneve të ndryshme; Ligji për simbole kombëtare; regjistrimi i studentëve shqiptarë në Universitete përkatëse brenda Malit të Zi dhe në rajon; rënia e vazhdueshme  e numrit të shqiptarëve në Mal të Zi, gjegjësisht emigrimi i tyre, etj.

Nga ky takim u vendos për një bashkëpunim të frytshëm dhe për ngritjen e një ure kontakti sa më të fortë.

Shërbimi për informim pranë KKSH-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…