Me rastin e 60 vjetorit të lindjes: MEDALJE PËR DR ZYLFIJE GJONI-DURAKUN

 

Nermin VloraMe rastin e 10 vjetorit te mbajtjes se Kuvendit te parë të gruas intelektuale shqiptare, të shtunen në Shkollën e muzikës në Ulqin u mbajt një mbrëmje festive e organizuar nga Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, në koordinim me degën në Ulqin.

Në këtë eveniment morrën pjesë figura të ndritura të kombit shqiptar si Zenepe Luka, Margarita Xhepa,Tinka Kurti, Irini Qirjako, Tefta Radi,Vllasova Musta,Vitore Sallaku, Migena Arllati…

Dr Zylfije Gjoni-Duraku, kryetarës së degës” Nermin Vlora Falaschi” në Ulqin u nda medalja “Nderi i Fondacionit”, me rastin e 60 vjetorit të lindjes.

Referatin me temën “Femra, dora, qe tund ardhmerinë e një populli, pozita e saj sot dhe problematikat, që kërkojnë zgjidhje” e mbajti gazetarja Hatixhe Nelaj, anëtare e kryesisë së Fondacionit në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…