Me koncertin simfonik të Teatrit Kombëtar të operas dhe baletit – Tiranë të martën, më 25 nëntor, në Ulqin do të shënohet festa më e madhe kombëtare shqiptare, Dita e flamurit, është lajmëruar nga Këshilli kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi (KKSH).
Në ditën e kësaj feste, më 28 nëntor, do të organizohet maratona tradicionale prej Ulqinit deri në Shkodër.
Me rastin e Ditës së flamurit do të mbahet, siç thonë nga KKSH, program solemn në Tuz më 27 nëntor, ndërsa një ditë më vonë edhe në Plavë.