Në Qendër për kulturë të martën me rastin e festës më të madhe kombëtare shqiptare, Ditës së flamurit, është organizuar koncerti simfonik nga Tirana.
Duke iu uruar këtë festë Shqiptarëve, kryetari i Këshillit kombëtar të Shqiptarëve (KNSH) në Mal të Zi Genci Nimanbegu ka thënë që ky komunitet dëshiron integrimet euroatlantike, ndërsa sfida më e madhe është papunësia e të rinjve.
Ai shtoi që KKSH të enjten dhe të premten do të organizojë festimin e Ditës së flamurit në Tuz dhe në Plavë.
Përndryshe, para fillimit të koncertit në Ulqin Gjylaver Avdiu nga Shoqata e ish të burgosurve politik shqiptar në Mal të Zi ka protestuar publikisht për arsye se anëtarët e kësaj organizate nuk janë ftuar në këtë manifestim.








