Me rastin e Ditës së flamurit: MARATONA E KATËRT E PAVARSISË

maratona logoKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, si zakonisht, organizon një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, 28 Nëntorit.

Edhe këtë vit, më 28.11.2015, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, tashmë për të katërtin vit me radhë, organizon MARATONËN E PAVARËSISË  2015, Shkodër – Ulqin.

Caku fillestar, gjegjësisht nisja, do të jetë përballë Bashkisë së Shkodrës, me fillim në orën 9:30, ndërsa përfundimi do jetë përballë ndërtesës së Komunës së Ulqinit. Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në kontaktet:

+382 30 411 302;    +382 69 333 663;      +382 67 911 9221;

e-mail:    knsh@t-com.me;     armandolohja@yahoo.de

Midis të tjerash, për tre fituesit e garës do ketë shpërblime.

Të drejtë pjesëmarrjeje ka çdo individ.

Bëhu edhe ti pjesë e garës!

 

Shërbimi për informim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi