Me rastin e Ditës së Komunës: U MBAJT KONCERTI I SHKOLLËS FILLORE PËR MUZIKË DHE BALET

Të mërkurën në Galerinë e Qendrës për kulturë në Ulqin është mbajtur koncerti tradicional i nxënësve të Shkollës fillore për muzikë dhe balet.

Siç tha drejtoresha e këtij institucioni, Fatime Katana Buzuku, koncerti është një dhuratë qytetit për Ditën e komunës, e cila festohet të shtunën e parë të muajit prill.

Nxënësit e kësaj shkolle konfirmuan se me talentin e padiskutueshëm, punën e palodhur dhe mbështetjen e mësuesve mund ta përfaqësojnë denjësisht Ulqinin në të gjitha garat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”