Bashkëshortja e Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishanit, Odeta Nishani, ia dorëzoi sot në ndërtesën e presidencës së Tiranës udhëheqëses së Bibliotekës së qytetit në Ulqin Ardita Ramës tre mijë libra për këtë institucion.
Në këtë delegacion ishin kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëshortja e tij Iliriana, e cila në fund të marsit ka mirëpritur Odeten në Ulqin, si dhe kryetari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi dhe anëtari i kryesisë së partisë Saubih Mehmeti.
Zonja Nishani gjatë qëndrimit në Ulqin ka vizituar edhe Bibliotekën e qytetit kur i është deklaruar që fondi i librit shumë vështirë plotësohet. Ajo atëherë premtoi se në bashkëpunim me botuesit nga Shqipëria do të siguroi një donacion për bibliotekën e Ulqinit, gjë që u realizua sot.
“Me këtë rast falënderojmë zonjën Nishani, si dhe sipërmarrësin Kabil Kurti, i cili na dha fugonin për transportin e librave deri në Ulqin”, tha Rama për Portalin Ul-info.