Me rastin e Ditës së Ulqinit: TURNEU MBARËKOMBËTAR NË FUTBOLL

Futboll, FudbalPër nderë të ditës së Ulqinit, e shtunda e parë e muajit prill, në Ulqin do të mbahet Turneu Mbarëkombëtar në futboll për grupmoshat U-15. Është Mbarëkombëtar sepse  përfshihen të gjitha trojet shqiptare duke filluar nga Shqipëria që përfaqësohet nga qyteti i Durrësit, Kosova përfaqësohet nga Peja, shqiptarët e Maqedonisë i përfaqëson qyteti i Tetovës, Lugina e Preshevës përfaqësohet nga Trnovci i komunës së Bujanovcit dhe shqiptarët e Malit të Zi përfaqësohen nga Ulqini. Për herë të parë këtë vit në Ulqin na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre vëllezërit tonë nga Arbreshi i Zarës të ngujuar atje nga viset e ndryshme të Krajës para 300 viteve.

Ky Turne filloi në vitin 2003 në Durrës me moton “ Luajmë fudboll për të njohur trojet tona” dhe vërtetë kjo u jetësua, sepse Turneu çdo vit mbahet në një qytet tjetër. Për të arritur qëllimin e motos fëmijët vendosen në famijet e moshatarëve të tyre ashtu që këtë vit fëmijët pjesëmarrës do të vendosen në familjet ulqinake. Fëmijët ulqinak në të 12-të edicionet e kaluara janë vendosur me plotë dashuri e rrespekt në familjet durrsake, tetovare, pejane e trnovciane. Ndaj, kësaj radhe u takon familjeve ulqinake t’i pranojnë këto fëmijë në shtëpitë e tyre me plot respekt e dashuri.

Turneu fillon të premten, më 5 prill 2019 në ora 10,30 në terenin sportiv “OLIMPIC” në Plazhë të Madhe, ndërsa pritja e ekipeve pjesëmarrëse do të bëhet të enjten nga ora 16-17 para Qendres për Kulturë.

Do të ishte respekt për ulqinakët që në mënyrë masovike të dalin e  t’i presim të gjitha ekipet e në veçanti  ekipin e Arbresheve të cilët faktikisht kthehen në atdheun e tyre pas 300 viteve.

Hajrullah Hajdari

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do