Me rastin e fillimit të Ramazanit: URIME NGA ABAZOVIQI, GJEKA, BAJRAKTARI…

Uroj që të gjithë ata që festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit ta kalojnë kohën e agjërimit në paqe dhe mirëqenie në reflektim dhe dhembshuri, thuhet në urimin e kryeministrit Dritan Abazoviq.

“Na afroftë ky muaj me të dashurit tanë dhe me vlerat e unitetit, bujarisë dhe mirësisë”, tha Abazoviq.

 

Me rastin e muajit të nëntë të kalendarit Hixhri – Ramazanit, i dërgoj urime të sinqerta reis Rifat Fejziqit dhe të gjithë pjesëtarëve të besimit islam në emrin tim dhe në emër të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, porositi ministri Fatmir Gjeka.

Siç u shpreh ai, muaji më i shenjtë mysliman është një mundësi për t’iu kthyer njëri-tjetrit, për të falur dhe ndarë dashurinë, paqen dhe lumturinë. Ramazani është muaji i durimit, ndaj dëshiroj që të gjithë t’ia tregojnë njëri-tjetrit, duke respektuar vlerat e vërteta shpirtërore, harmoninë dhe besimin reciprok.

“Dëshiroj që Ramazani të sjellë mbarësi, harmoni familjare dhe shëndet të mirë për të gjithë ata që agjërojnë dhe të jetë gjithmonë një mundësi për falje duke forcuar shpirtin e bashkësisë dhe duke e bërë shoqërinë tonë më të mirë dhe më humane”, ka thënë Gjeka në urimin e tij.

 

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari uroi besimtarëve musliman muajin e Ramazanit.

‘Të nderuar qytetarë, kam nderin dhe kenaqesinë që në emër të institucionit që përfaqësoj dhe në emrin tim t’ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit.

Uroj qe ky muaj i madhërishëm i Ramazanit t’i gjeje familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi, dashuri e shëndet të plotë.

Të gjithë qytetarëve të fesë islame ju uroj agjërim të lehtë!”, shtohet në urimin e Bajraktarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”