Me rastin e përvjetorit të 16 të vrasjës së Ramo Krajës: NJË FOTOGRAFI NË MUR…

Nje fotografi ne mur te shtepise, dhe nje burre ulur poshte saj. Jane pamjet trishtuese te cilat me jane ngulur ne kujtese. Sot ne mure eshte vetem fotografia!

Njeriu jeton per te kujtuar, dhe per te treguar, se si ngjarjet e ndryshme ndryshojn rrjedhen e jetes. Ndryshojn jeten! Lajmet e renda shperndahen shume shpejt. Ndersa njeriut i duhet te perballet me sfida te ndryshme ne jete.

E kane qellu me plumb ne koke Ramon e Rexhep Ramo Litos!

Nje ngjarje e cila do trondiste Ulqinin dhe gjithe rrethinen. Nuk mund te imagjinoj sa e rende ka qene per familjen marrja e nje lajmi te tille. Djali i vetem i shtepise i cili njihej si njeri shume punetore, i dashur me shoqerine, besnik dhe shume guximtar. Madje pikerisht dashuria dhe besnikeria ndaj shokut, mikut dhe te afermit, i ka kushtuar edhe jeten.

Mjeket bene perpjekje maksimale per ta mbajtur ne jete, nje njeri luftarak i cili pasi del nga koma, nuk kishte humbur asnje ndjenje shoqerore dhe burrerore. I rritur dhe i brumosur me ndjenjen e dashurise dhe respektit per familjen, te afermit dhe shoqerine, kete e tregon edhe gjate gjithe kohes se luftes se tij ne spital, deri ne momentin kur i mbyll syte perfundimisht.

Tragjike eshte se si organet ligjore ato te cilat do duhej te ishin mbrojtese e jetes dhe e garantues te drejtesise, me kete rast u treguan te meshirshme ndaj krimit dhe krimineleve qe shkaktuan kete tragjedi.

Vrasesi pasi e qellon ne koke ne menyre te pabese, pas shpine, arrin qe me ndihmen e personave te perfshire ne ngjarje te largohet dhe te strehohet ne Beograd. Ndersa autori kapet dhe denohet me vetem 13 vjet burg, bashkepunetoret dhe ndihmesit e tij shpallen te pafajshem.

Familja e Ramo Liteve siç njihet ne zonen tone eshte e njohur per bujarine dhe deren e hapur ndaj miqeve dhe dashamiresve, pa dallim. Miqesia e tyre shtrihet neper gjithe Malin e Zi. Ndersa tragjedite nganjehere ju ndodhin me te mireve per te treguar forcen dhe kurajon qe nje familje e forte dhe me rrenje te thella di te perballoj, duke mos u ligeshtuar asnjehere.

Ndersa besimin tek drejtesia shtetrore e humben perfundimisht, pasi institucionet ligj-zbatuese nuk dhane drejtesi.

E ndersa jeta vazhdon perpara me rrjedhen e saj, vuajtjet e familjes per humbjen e djalit te vetem eshte e madhe.

E ndersa edhe sot pas kaq shume vitesh sa here shoh fotografine e Ramos me kujtohet lajmi i keq dhe burrnia me te cilen tashme i ndjeri Rexhep ka perballuar humbjen e djalit.

Ndersa tek vajzat e tij ka forcuar dashurine per familjen dhe token e te pareve. Ne jete ndodh qe nje ngjarje te vij per te te treguar se sa te rendesishem jemi per veten, familjen dhe shoqerine. Ramo Rexhep Kraja ka mbylle syte ne moshen 28 vjeçe, por fotografia ne murin e shtepise eshte aty per te na treguar se e keqja na vjen nga te keqinjet per te na bere me te forte dhe me te mire.

2 Responses

  1. kada napisete clanak na ul info onda ga naoisite i crnogorskom da mozemo procitati i da znamo o cemu se radi toliko

    1. Ako ti nije tesko udji u google translate, pa slobodno mozes da citas o cemu se radi, tako i ja radim kad je na srbskog jez ili bilo kojih drugi jezik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi