Me rastin e vdekjes së dr. Simë Dobreci, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, z. Mehmed Zenka, familjes i dërgoi telegram ngushëllimi:
E nderuara familje Dobreci,
Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta, për ndarjen nga jeta të intelektualit, mjekut, shkencatarit, profesorit dhe publicistit te dalluar dr Simë Dobreci.
Dr. Simë Dobreci , ishte një nga intelektualët me te dalluar te shek XX ndër shqiptarët në Mal të Zi. Kontributi i tij në fushën e mjekësisë , shkencës dhe kontributit kombëtar është i pazëvëndësueshëm. Puna dhe vepra e tij do të mbeten kujtimi më i mirë për të gjithë atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij, dhe do te jetë pike referimi për brezat që do vijnë në vazhdim.
Në këto momente të rënda të dhembjes e krenarisë, në emrin tim personal, pranoni ngushlllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta e të dashurit te Juaj dhe te respektuarit tone dr. Simë Dobreci.
MESAZH NGUSHËLLIMI me rastin e ndarjes nga jeta të dr. SIMË DOBRECIT, “Nderi i Kombit”
E trishtë kjo ditë për shqiptarët, në veçanti për ne në Mal të Zi. Ndarja nga jeta e prof. dr. Simë Dobrecit, kolosit të mendimit dhe shkencës, atdhetarit, mjekut, intelektualit, humanistit, i cili është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Kombit shqiptar do i mungoni shumë dr. Simë, me ty ne ishim më të sigurtë, pa ty jemi më të dobët në mbrojtjen e çështjeve tona kombëtare, sepse ti kishe argumente shkencore me të cilat i bëje ballë çdo tendence për ta deformuar historinë dhe identitetin tonë kombëtar. Tani na mbeten veprat dhe këshillat tuaja, të cilat do të duhet t’i vëmë në jetë. Pushofsh në paqen e merituar profesor!
Ngushëllime familjes.
Kryetari,
Faik Nika