Me rastin e Vitit të Ri Hixhri: MANIFESTIM NË XHAMINË E KLLEZNËS

1450146_253062984842858_1866117088_nMe rastin e Viti të Ri, Hixhri 1435, me 03.11.2013, ditën e diele, Xhamia e Klleznës, në udhëheqjen e Imamit të xhamisë Senad ef. Maku, mbajti manifestimin madhështor për të nderuar ndërrimin e motmoteve dhe për t’i uruar mirëseardhje vitit të ri me dëshirë për bereqet, shëndet, mirëkuptim dhe dashuri anekënd ku gjenden myslimanët.

Përpos kësaj nate të Hixhrit, e veçanta e kësaj ishte ndarja e shpërblimeve dhe dhuratave për nxënësit e Mësim Besimit që kanë përfunduar nivelin e dytë, dhe njëkohësisht dhurata edhe për pjesëmarrësit në këtë manifestim.

Të ftuar ishin Kryeimami i Bashkësisë Islame në Ulqin, Ali ef. Bardhi, Hafiz Jakupi nga Turqia, Imam e Myrtoveli të Xhamive të komunës së Ulqin me rrethinë, dhe pjesëmarrës e mysafirë nga trevat tjera.

Në fillim të Manifestimit mbasi falem namazin e Jacisë, Hafiz Jakupi lexoi disa ajete nga Libri i Allahu xh.sh., Kurani Famëlartë, më pastaj hapjen e bëri imami i xhamisë Senad ef. Maku, fjalën përshëndetëse e mori Kryeimami Ali ef. Bardhi, ku më pas pasoi ligjërata nga Imami i xhamisë së bregut Mirsad ef. Muça i cili foli për rëndësinë e Hixhretit dhe të Mësimbesimit Islam.

Pas përfundim të pjesës së parë të programit , pasoi ndarja e shpërblimeve për 35 nxënësit e Mësim Besimit të Xhamisë së Klleznës. Nxënësit u shpërblyen në bazë të suksesit të arritur gjatë mësimit të vitit akademik 2012/2013, ku morën edhe certifikatat e këtij niveli të sapo përfunduar.

Nga nxënësit shembullorë me notë shkëlqyeshëm, ishin: Riza Kurti, Dorijana Meqikukiq, Edona Kurti, Ardit Kurti, Albina Rexha, Aide Rexha, Xhemale Elezoviq, Edina Elezoviq dhe Blerina Rexha.

Prej këtyre, vendin e dytë e morën: Ardit Kurti, Dorijana Meqikukiq dhe Albina Rexha.

Ndërsa  vendin e parë e mori: Edona Kurti, ku përpos dhuratave tjera iu nda Mirënjohje për nxënësen më të mirë të grupit dhe imami i xhamisë i bërë dhuratë një Tablet për suksesin e treguar gjatë mësimbesimit.

Më pas fjalën e mori hafizi nga Turqia, i cili falënderoj të gjithë për këtë kontribut dhe për organizimin e kësaj mbrëmjeje, duke lutur Zotin që të vazhdojmë me kësi lloj aktiviteti për të mirën e rinisë, të një rinie të shëndoshë islame dhe të vet vendit tonë.

Dhe në fund Kryetari i Këshillit të xhamisë Samir Kurti bëri disa dhurata të veçanta për moshën më të thyer dhe për moshën më të re nga të dyja gjinitë që ishin prezent, duke iu dhuruar nga një dhuratë simbolike, literaturë islame.

Imami i xhamisë si dhe Kryetari i Këshillit të xhamisë i falënderuan të gjithë të pranishmit, të gjithë ato që kontribuan në mënyra të ndryshme për ta realizuar këtë mbrëmje kaq madhështore dhe për dhuratat e dedikuar për nxënësit.

Gjithashtu edhe për të pranishmit të tjerë pati dhurata, dhe në fund të programit u begatua me një koktej të rastit në oborrin e xhamisë.

Gjithashtu ju lajmërojmë të gjithë të interesuarit për të vazhduar me MësimBesimin Islam në Xhaminë e Klleznës, për të vazhduar nivelin e tretë për nxënësit të cilët kanë përfunduar nivelin paraprak, ndërsa fillestarët për tu regjistruar në nivelin e parë. Mësimi fillon me datën 10.11.2013, ditën e Diele, në ora 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Bashkësia Islame: TË SHTUNËN DITA E PARË E KURBAN BAJRAMIT
Bashkësia Islame: TË SHTUNËN DITA E PARË E KURBAN BAJRAMIT

  E shtuna e 9 korrikut është dita e parë e Kurban apo Haxhi Bajramit, është kumtuar nga Bashkësia Islame. Një ditë më parë, e premte, është dita e Arefatit, sipas besimit islam, një nga ditët më

Skena verore – Ulqin 2022: FILLOI FESTIVALI I KULTURËS SË ULQINIT
Skena verore – Ulqin 2022: FILLOI FESTIVALI I KULTURËS SË ULQINIT

Në Molen e Madhe, nën muret e Kalasë, të martën u shënua solemnisht fillimi i Skenës verore së 35-të me radhë. Ky festival kulturor do të mbahet deri në fund të gushtit dhe në program ka një sërë përmbajtjesh

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko