Si po sezoni në rivierën e Ulqinit, gjithnjë e më shumë janë evident problemet me infrastrukturë.
Kështu sot një sërë Ulqinakësh i është ankuar Portalit tonë për tension të dobët të rrymës. “Tek ne tensioni është 134 amper. Kjo do të thotë se as aparati për kafe nuk mund të punojë”, theksojnë qiramarrësit e plazhit “Miami”, familja Hoxhiq.
“Çfarë do të ndodh ditët e ardhshme kur të nis vala më e madhe dhe kur të kyçen të gjithë aparatet elektrik në objektet që ndodhen në afërsi”, pyetën ato.
Siç thonë, bëhet fjalë për problem shumëvjeçar i cili tani është përshkallëzuar. “Sepse asgjë nuk investohet, ndërsa ndërtohen objektet e reja. Ndërse neve, nëse nuk paguajmë,na ç’kyçin rrymën”, thonë ato dhe shtojnë se e njoftuan Elektrodistribucionin për problemin, si dhe që do t’i ankohen edhe Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare.