Të enjten, rreth orës 11,30, pothuajse njëkohësisht, në territorin e komunës së Ulqinit kanë shpërthyer katër zjarre.
Një skuadër e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit u dërgua mbi fshatrat Millë dhe Kosiq, në shpatet e Rumisë, e cila tentoi të ndaloi uljen e zjarrit në drejtim të shtëpive.
Zjarri me përmasa më të gjëra shpërtheu në Mal të Brisë dhe rrezikoi shtëpinë e Vujosheviqëve, ndërsa e fikën pas tre orëve 18 zjarrfikës me pesë makina.
Zjarri në Reç u lokalizua në ora 17:30. Ai rrezikonte edhe Sutjelin.
Për arsye se nuk kishte më njerëz dhe makina të lira, për fikjen e zjarrit në Shtegvash fillimisht u dërguan zjarrfikësit nga Kraja.
Mbasi që u lokalizua zjarri në Mal të Brisë në këtë zone mbërritën zjarrfikësit e Ulqinit me tre makina, ndërsa në orët e pasdites atop o fikin zjarrin edhe përmbi Millë i cili po përhapet nëpër majen e malit.