Me urdhër të Inspekcionit të tregut të hënën u ndërpre Panairi i prodhimeve artistike, i cili filloj nga 14 qershori në Ranë. Në vendimin që u dorëzua organizatorit të manifestimit, udhëheqësit të OJQ “Globus art” Ramiz Hajdari, shkruan që panairi kishte karakter shitës.
Hajdari është i hidhëruar me sjelljen e organeve shtetërore duke theksuar që në kohë i ka marr të gjitha lejet e nevojshme. “Në këtë mënyrë dërgohet një mesazh shumë i keq nga ky qytet në fillim të sezonit turistik”, tha ai për portalin UL-info.
Hajdari shtoj që asnjëherë dhe askund nuk ndodhi që një panair të ndërpritet, sidomos jo ai në të cilën ekspozojnë njerëzit nga shtetet e tjera. “Këtu kishim njerëz nga Sllovakia dhe Bullgaria. Mos ndoshta ato duhet të udhëtojnë mijëra kilometra, të kenë shpenzime aq të mëdha, e asgjë mos të shesin nga prodhimet e tyre artistike dhe të artizanatit”, tha ai.
Hajdari theksoj që me këtë rast jo vetëm që do të lajmëroj të gjithë mediet, por edhe do të inicioj procedurën gjyqësore kundër komunës së Ulqinit.