Me urdhër të inspekcionit: U NDËRPRE PANAIRI I PRODHIMEVE ARTISKTIKE NË RANË!

Me urdhër të Inspekcionit të tregut të hënën u ndërpre Panairi i prodhimeve artistike, i cili filloj nga 14 qershori në Ranë. Në vendimin që u dorëzua organizatorit të manifestimit, udhëheqësit të OJQ “Globus art” Ramiz Hajdari, shkruan që panairi kishte karakter shitës.

Hajdari është i hidhëruar me sjelljen e organeve shtetërore duke theksuar që në kohë i ka marr të gjitha lejet e nevojshme. “Në këtë mënyrë dërgohet një mesazh shumë i keq nga ky qytet në fillim të sezonit turistik”, tha ai për portalin UL-info.

Hajdari shtoj që asnjëherë dhe askund nuk ndodhi që një panair të ndërpritet, sidomos jo ai në të cilën ekspozojnë njerëzit nga shtetet e tjera. “Këtu kishim njerëz nga Sllovakia dhe Bullgaria. Mos ndoshta ato duhet të udhëtojnë mijëra kilometra, të kenë shpenzime aq të mëdha, e asgjë mos të shesin nga prodhimet e tyre artistike dhe të artizanatit”, tha ai.

Hajdari theksoj që me këtë rast jo vetëm që do të lajmëroj të gjithë mediet, por edhe do të inicioj procedurën gjyqësore kundër komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Horizonti i Ri: NISË PROJEKTI “REFORMA QË KUPTOJMË TË GJITHË”
Horizonti i Ri: NISË PROJEKTI “REFORMA QË KUPTOJMË TË GJITHË”

Qëllimi kryesor i projektit është të rrisë njohuritë e qytetarëve, përfaqësuesve të OJQ-ve, aktivistëve rinorë dhe palëve të tjera të interesuara për rëndësinë e Reformës së Administratës Publike në Mal

New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare
New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare

Kryeministri malazez Dritan Abazoviq i cili ndodhet për një vizitë disaditore në Nju Jork, pjesëmarrjen në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), zhvilloi një sërë

Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”
Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”

Menjëherë pas normalizimit të Portalit të Prokurimit Publik, Komuna e Ulqinit shpalli tender për asfaltimin e rrugëve në territorin e kësaj vetëqeverisje lokale. Siç thuhet në ftesë, vlera totale e këtyre

Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE
Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE

Të gjithë i kujtojmë vitet e fëmijërisë dhe ndër kujtimet që nuk i harrojmë asnjëherë janë lojërat me shokët e shoqet dhe aventurat e bukura të asaj moshe. Sot fëmijët tanë përballen me një përvojë tërësisht

Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM
Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM

Në hotelin Otrant, me inicjativë të Organizatës Turistike të Ulqinit, është organizuar takimi ndërmjetafaristëveturistik të qytetit, udhëheqësisë së Komunës, dhe ndërmarrjes sh.p.k. “Veprimtaritë Komunale”.