Mediat kosovare: ULQINI VJEN NË PRISHTINË PËR TË PREZANTUAR OFERTËN VERORE

Prishtina, PristinaUlqini ka qenë dhe mbetet një nga destiancionet e preferuara të kosovarëve për pushime verore.
Krerët e kësaj komune por edhe agjencionet e ndryshme turistike janë të interesuar që edhe ky vit Ulqini të jetë një prej të preferuarve për pushime. Madje për këtë ata do të vijnë pas pak ditëve edhe në Prishtinë ku me disa aktivitete do të prezantojnë ofertën turistike.
Por jo vetëm kaq. Ata dëshirojnë që nga agjencionet turistike në Kosovë por edhe nga përfaqësues të institucioneve të marrin rekomandime të ndryshme sa i përket kujdesit dhe ofertës turistike në Ulqin.
Në fillim të javës së ardhshme, në Prishtinë do të jenë Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka, të cilët do të bëjnë këtë prezantim dhe do të kenë takime me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve dhe agjencioneve turistike.
Takimet thuhet se do të shërbejnë si forum për t’i paraqitur çështjet kryesore që ndërlidhen me sezonin turistik në Ulqin, si akomodimi, taksat, siguria, si dhe ofertat tjera që Ulqini ka për mysafirët kosovar këtë vit.
“Përveç prezantimit të ofertës për këtë vit, me këto takime synojmë të rrisim edhe më tutje bashkëpunimin me institucionet private dhe shtetërore të Kosovës në sferën e turizmit”, thuhet në një ftesë që Komuna e Ulqinit ka shpërndarë për agjencionet turistike dhe institucionet e ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do