Mediet proruse: NATO BAZA DO TË JETË NË VALDANOS

ValdanosPër objektin më të madh të NATO-së në territorin e Malit të Zi është rezervuar prej kohësh gjiri i Valdanosit, shkruan “Sputniku” rus.

“Rëndësia strategjike e Valdanosit është njohur edhe në ish Jugosllavinë, e cila tërë lokalitetin e regjistroi si pronë të Ushtrisë, për ç’gjë edhe Kuvendi i Malit të Zi e votoi vendimin e përshtatshëm, ndërsa për arsye të mungesës së mjeteve ky projekt nuk është realizuar”, citon ky medium fjalët e analistit Igor Damjanoviq.

Ai rikujtoi edhe dështimin e tentativës që kompania  “Cubus lux”, e cila punonte me humbje, të marrë me qira afatgjate këtë gji.

“Për Valdanos tani po heshtet, nuk ka tenderë të ri dhe plane hapësinore, çdo gjë është e qetë dhe gati për ardhjen e anijeve të NATO-së”, tha Damjanoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi