Medreseja e vajzave në Fushën e Ulqinit do të jetë ndërtesë reprezentative, konkludohet nga projekti të cilin e punuan arkitektët e njohur nga Ulqini të gjeneratës së re Valon Buzuku dhe Beqir Brashnjani.
Kjo ndërtesë do të ketë sipërfaqe totale prej rreth 2.5 mijë metër katror me përmbajtje të shumëllojshme si: pesë kabinete për mësim, amfiteatrin, bibliotekën, restorantin, pjesën për internet për 50 nxënëse të Medresesë, zyrat për administratën dhe oborrin e brendshëm, si dhe hapësirat ndihmëse.
Objekti do të ketë teknologji tejet moderne të ngrohjes dhe ftohjes.
E gjithë vlera e punimeve është vlerësuar në 1.2 milion euro, ndërsa donatorët janë nga Republika e Turqisë.