“Të nderuar-a besimtarë e besimtare.
Pas muajit të madhnueshëm të Ramazanit, simbolit të sakrificës, të vetëpërmbajtjes, bashkrreshtimin me mirëbërësinë, me ruajtjen dhe kultivimin e të mirës, të pastrës, drejt mirëqenës për të gjithë, si synim i shoqërisë së shëndoshë, vjen festa e Bajramit të Madh ose Fitër Bajrami, që sot filloi. Me këtë rast, shfrytëzoj rastin që në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, të partisë së parë politike dhe përfaqësuesës së vërtetë e konseguente të shqiptarëve, sot në Malin e Zi, të gjithë besimtarëve kudo që janë, ju uroj: Me shëndet dhe me gëzime Festa e Fitër Bajramit ! Gjithmonë paçi gëzime, begati, lumturi dhe përparim!.
Edhe një herë: GËZUAR DHE URIME !”.
Mehmet Bardhi, kryetar i LD në MZ
Ulqin, më 28 korrik 2014