Mehmeti: URIME 29 VJETORIN E LIDHJES DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI!!!

Saubih MehmetiTë dashur anëtarë, simpatizues dhe miq të Lidhja Demokratike në Mal të Zi, sot, më 09 shtator, u mbushën plot 29 vjet prej themelimit të  Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (09.09.1990), partisë së parë politike shqiptare, pas rënies së komunizmit në ish Jugosllavi dhe që pa shkëputje është pjesë e skenës politike në Malin e Zi dhe vlerë e shtuar për demokracinë në pluralizëm. Gjithnjë ka qenë dhe mbetet avangarde në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shiptarëve në trojet e veta etnike në Malin e Zi.

Gjatë 29 viteve rrugëtim së bashku, jemi përballur me sfida nga më të ndryshmet, të cilat i kemi kapërcyer me sukses falë mbështetjes e besimit tuaj tek LD në MZ dhe programit të saj politik, sidomos në vitet e para të shumëpartiaksisë, ndërsa në vazhdimësi aktiviteti politik vështirësohet edhe më tepër, jo vetëm nga partia në pushtet, që për ne ishte e pritur, por edhe nga vetë faktori shqiptatë, me formimin e shumë partive të tjera me prefiks nacional e që për shkak të mosbashkëpunimit të ndërsjelltë dhe mosrespektimit ndaj njëri – tjetrit, sot kemi një situatë të papëlqyeshme ku si pasojë kemi një përfaqësim jo real të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi, pasi në fillim përfaqësoheshim me 4 deputetë, kurse tani vetëm me një deputet.

Kjo situatë na obligon që edhe më shumë të angazhohemi për rikthimin e imazhit të LD në MZ në skenën politike dhe vazhdimin e misionit dhe kauzës tonë, nisur këtu e 29 vite më parë.

Me këtë rast, falenderoj të gjithë ata që patën guximin dhe kurajon, në vënien e themeleve dhe ndërtimin e LD në MZ në parti politike, e cila mbetet partia më e vjetër në Malin e Zi, të cilën ne me fanatizëm e shumë sakrifica e kemi ruajtur pa ndryshuar kursin politik të përkrahur nga mbi 90% të shqiptarëve në zgjedhjet e para shumë partiake në Mal të Zi, ndërsa ftoj të gjithë ata që për arsye të ndryshme nuk janë në radhët e LD në MZ, e që akoma u flenë në zemër, të na bashkohen në rikthimin e imazhit dhe besimit të shqiptarëve tek Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Anëtarëve të Kryesisë, anëtarësisë, mbështetësve dhe atyre që në periudha të ndryshme kanë dhënë kontribut në Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, përzemërsisht u’a uroj 29 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.

Kryetari,

Saubih Mehmeti, ing. i dipl. i tek.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer