Grupi i 30 haxhive nga Ulqini kanë mbërritur në Mekë dhe tashmë e përfunduan umren, mëson Portali Ul-info.
Gjendja shëndetësore e të gjithë haxhive është e kënaqshme, ndërsa udhëheqësit e tyre shpresojnë që kështu do të mbes deri në fund të haxhit.
Sot, përndryshe, ka filluar muaji i shenjtë islamik zul-hixhxhe (dhu-l-hixhxhe) i vitit 1435 sipas kalendarit islamik, në të cilin dhjetë ditët e para janë të bekuara.








