Memorandum: BASHKËPUNIM I GJYKATËS DHE MOGUL-it

Në hapësirat e Gjykatës themelore në Ulqin sot është nënshkruar Memorandumi për bashkëpunim në mes të këtij institucioni dhe MOGUL-it. “Në këtë mënyrë shënojmë fillimin e bashkëpunimit të përbashkët në projektin “Zëshëm kundër korrupsionit”, të cilin e financon Ambasada e SHBA-së në Podgoricë”, u shpreh drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq.Mogul2Ai, si dhe presidentja e Gjykatës Lirije Buzuku, kanë theksuar që kjo është në interes të përgjithshëm dhe që do të kontribuojë në punën më transparente të këtij institucion, si dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit.

Buzuku shtoi që Gjykata themelore në Ulqin vite me radhë ka bashkëpunim të mirë dhe me SOS telefonin për gra dhe fëmijë viktima të dhunës, si dhe me Horizontin e ri.

Peroviq tha që dokumenti i ngjashëm është ofruar për nënshkrim dhe Prokurorisë themelore shtetërore, por ka munduar vullneti që të bëhet një gjë e tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…