Këshilli komunal i Partisë socialdemokrate në Ulqin ka organizuar sot mëngjes pune me gazetarët në të cilin drejtuesit e saj kanë folur për zgjedhjet e ardhshme, fushatën e kësaj parti dhe situatën në komunë.
Kryetari i KK të PSD-së Selim Resulbegu ka thënë që kjo parti do të bëj fushatë pozitive me sloganin “Mundemi më mirë”. “Të premtosh, të mbash fjalën dhe ta kryesh punën, ky është motoja i socialdemokratëve të Ulqinit”, tha ai.
Resulbegu ka shtuar që PSD ka dhënë kontribut të plotë punës më të mirë të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në komunë të Ulqinit duke shprehur bindjen që pushteti i ardhshëm do të jetë më i mirë dhe më funksional se ky në largim.
Funksionari i PSD-së Skender Elezaga ka thënë që kjo parti veçanërisht do të insistoj në prurjen e planit strategjik të komunës. Mund të themi që do të punojmë, për shembull, për refundimin nga buxheti i komunës të një pjese shpenzimeve fëmijëve që udhëtojnë me transport publik deri në shkollë, si dhe që do të hapet të paktën një institucion i arsimit të lartë“, theksoi ai.Në këtë tubim foli dhe shefi i marrëdhënieve me media në PSD Mirko Staniq i cili shprehi pritshmërinë që përqindja e rritjes së kësaj parti në këto zgjedhje lokale do të vërtetohet me 26 janar në Ulqin.