Mentor Llunji: ASFALTI

Mentor LlunjiKa ardh koha të thuhen dy fjalë për asfaltin…jo si përzierje bitumeni…po si ‘përzierje’ në secilën garë parazgjedhore..Ka ardh koha ti njihet roli kyç në jetën tonë politike..

Etimologjia e fjalës greke asphaltos do the thotë ai që të mbron nga rënia…Asfalti simbolikisht po mbron nga rënia klasë të ndryshme politike në tërë rajonin, me të njëjtën recetë, që 3 dekada.

Është alet i pazëvendësueshëm në garë për vota por edhe shembull i jokreativitetit politik…Kushti kryesor është të shtrohet 10 ditë para zgjedhjeve….Ndonjëherë edhe natën..Nuk është me rëndësi ku, si dhe pse…

Asfalti që po shtrohet këto 30 vitet e fundit, sipas te gjitha standardeve të ndërtimit, rrallë herë është për njerëz dhe shumë më shpesh është vetëm për dele…

Deleve nuk i duhet trotuari, nuk i duhen vijat e komunikacionit, shenjat e trafikut, drenimi i ujërave anash..… Mos të flas për trasë biçiklete, zgjerime për ndalime etj…Harrohet qe secili shtrim i asfaltit rrit qarkullimin dhe shpejtësinë në ato zona…ndaj edhe nevoja per shenja…kaq e thjeshtë!.. Vështir të besohet qe ky fakt nuk dihet, andaj i bie qe nuk shtrohet për njerëz, por për votë..dhe aty qëndron paradoksi kyç.. Shtrohen rrugë delesh për vota njerëzish.

Ky shtrim i asfaltit që u bë në Gjerana para do ditëve, pastaj ne Kllezën së fundmi..është po ky.. pa trotuar,..pa drenim, pa vija, pa shenja…një kozmetikë demode për shekullin 21…Strategji e devalvuar ne kohë të gabuar..Është një akt dejavue parazgjedhore. Njëjtë si të reklamosh udhëtimin me aeroplan duke ofruar karrocën….Thjeshtë i ka dal boja.

Njerëzve i duhet substancë dhe jo shtresë maskuese asfalti….Njerëzve i duhet vizion dhe jo premtim… Pas 30 viteve zgjedhje premtimi për votuesin është bërë ofendim dhe tallje….realizmi i tij është bërë ëndërr…ndërkaq realiteti zhgjëndërr.

Këshilla më e sinqertë për të gjithë partitë politike në këto zgjedhje do ishte: …Heshtni sa më tepër deri në ditën votimit…..Mos shpërralloni parullat bajate dhe mos përkujtoni kështu votuesin në të pabërat e 3 dekadave….pasi edhe ashtu vota do shkoj aty ku do shkoj…

Njerëzit këtë radhë s’kanë kah t’ia mbajnë…As partia në pushtet, po as partitë shqiptare nuk janë të rrezikuara, pasi lugati i Serbisë Madhe e bëri të vetën……u ringjall si në vitet më të errëta dhe me gjasë do e bëje këtë edhe vite me radhë…me qëllim apo pa, tashmë është pak me rëndësi.

Fatkeqësisht, njerëzit ketë herë nuk e shohin votën si një monedhë me vlerë në duart e tyre..Pasi me atë monedhë mund të blejnë vetëm një status quo..Nuk janë të joshur dhe këtë herë do votojnë me inercinë dhe pa pik entuziazmi….Me një shpresë të heshtur dhe pak utopike që zgjedhjet e ardhshme të prodhojnë një mendim të ri politik, ku votuesi më në fund të çlirohet nga kjo pengmarrje e premtimeve të parealizuara..

Të prodhojë klasë e cila nuk do shesë prona për të ndarë rrogat, nuk do të përdor monedhën patriotike si shansin e fundit për të marr votën, nuk do shoh angazhimin partiak si punësim, por shans të tregojë veten dhe të jap një kontribut, sado i vogël te jetë ai…Të fokusohet në dije dhe sinqeritet, jo për një votë apo një shtand më tepër….por qoftë edhe për një xixë shprese për të cilën kemi nevojë më tepër se kurrë.

(Teksti dhe fotografia: Facebook/Mentor Llunji)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit