MERITA HAXHIBETI – LAUREAT I DAAD-it PËR VITIN 2013

MeritaShërbimi gjerman për shkëmbim akademik (DAAD) i ka dhënë çmimin për vitin 2013 Merita Haxhibetit nga Ulqini, e cila studion në këtë vend.

Ky çmim dhe një mijë euro i është dorëzuar për sukses të shkëlqyeshëm gjatë studimeve, si dhe për angazhim shoqëror dhe ndërkulturor.

Po ashtu, Merita është fituese e çmimit Bilfinger SE në janar të këtij viti, të cilin në bazë të suksesit gjatë studimeve Bachelor si dhe temës të cilën e prezantoj para auditorit, ja dhanë profesorët e fakultetit dhe përfaqësuesit e kompanisë Bilfinger SE AG.

Haxhibeti, përndryshe, është anëtare e grupit “Engineers without borders”, i cili në baza vullnetare angazhohet për ndihmë shteteve të Afrikës, në rastin konkret Ugandës.

Njëkohësisht, kjo vajzë e re nga Ulqini është anëtare e Këshillit të studentëve në Fakultetin për ndërtimtari në qytetin gjerman Karlsrue.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi