Në mbledhjen e fundit të Trupit këshillues për Kriporen, të mbajtur të enjten në Podgoricë, të gjithë përfaqësuesit nga komuna e Ulqinit ishin unik në qëndrim se me Planin hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare dhe Planin hapësinor-urbanistik të Ulqinit nuk duhet të ketë kapacitete turistike në Kripore, mëson Portali Ul-info.
Sepse, përpunuesit e këtyre dy dokumenteve planifikuese, të cilat i ka angazhuar Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, kanë njoftuar se në këtë zonë planifikuan ndërtimin e 200 shtretërve, si dhe që ajo të bëhet Përmendore e natyrës.
“Kriporja duhet të jetë e mbrojtur, të prodhohet kripa dhe të ketë dobi ekonomike, por jo edhe kapacitete turistike. Për këtë gjë pajtohen të gjithë në Ulqin: partitë politike, sektori civil, ekologët”, thanë Ulqinakët e pranishëm.
Ornitologu i njohur Borut Rubiniç tha se të gjithë kriporet në Mesdhe punojnë në mënyrë të suksesshme. “Vetëm kjo e Ulqinit nuk prodhon kripë tash tre vite dhe punon me humbje”, shtoj ekologu slloven.