Mesazh urimi me rastin e festës se Pashkëve: URIME NGA KKSH, FORCA, PARTIA DEMOKRATIKE…

Të nderuar besimtar,

Në vigjilje të festës së Pashkëve, kam nderin e veçantë që të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim, të ju uroj për shumë mot gëzuar Pashkët.

Momente si këto, për kombin shqiptar janë unike e të mrekullushme,pasi që në të njëjtën kohë, në harmoni të plotë, shqiptarët festojnë së bashku festat fetare duke marrë pjesë në tryeza të përbashkëta, në respekt të besimit të njëri-tjetrit e duke lartësuar kombin tonë.

Uroj dhe shpresoj që kjo harmoni dhe respekt i ndërsjelltë ndërmjet shqiptarëve të besimeve të ndryshme vazhdoj për jetë dhe mot!

Urime !

Me respekt,

Kryetari,

Faik Nika 

 

Të dashur motra dhe vëllezër,

Të nderuar besimtare dhe besimtarë,

Kam nderin që në emër të Forcës së Re Demokratike dhe emrin tim, t’ju uroj të gjithë besimtarëve katolikëgëzuar dhe për shumë mot Festën e Pashkëve!

Festa e Pashkëve simbolizonqetësinë shpirtërore, shpresën për ditë më të mirë dhe shërben për të nxjerrë në pah vlerat e patjetërsueshme të bashkëjetesësdhe harmonisë njerëzore!

Uroj që këto ditë t’i kremtoni në shëndet të mirë, të bashkuar në atmosferë paqe dhe qetësisë shpirtërore me të dashuritë tuaj. 

Gëzuar dhe për shumë mot Festën e Pashkëve!

Kryetari
Genci Nimanbegu

 

 

Ne emer te Partisë Demokratike me rastin e festes me te madhe katolike pranoni urimet me te sinqerta, duke iu uruar qe  paqja, bekimi, lumturija, harmonija, falja dhe dashurija mbreterofshin nder familjet tuaja.

Populli ynë, me gjithë sfidat përballë, ka arritur të rreshtohet drejtë në tavolinën e qytetërimeve të kultivuara e të përparuara, duke vënë përpara vlerat e tij kulturore, njerëzore dhe nacionale.

Andaj kjo feste le te jete festa e tolerances, mirekuptimit dhe dashurise mes shqiptareve, te te gjitha besimeve, traditave dhe dialogut te qytetarise.

Me shpresen qe festa e ringjalljes na simbolizon nje fillim te ri, ajo na shpërfaqet edhe sot, si një detyrim, që të bëjmë përpjekjet maksimale që të ringritemi fuqishëm që bashkërisht të angazhohemi për më shumë mirëqenie dhe zhvillim në shtetin tone.

Kryetari

Fatmir Gjeka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi