Eksperti i Institutit për biologjinë e detit nga Kotori Aleksandar Joksimoviq ka deklaruar se biomasa në ujërat tona sillet prej 500 deri në 600 kg për km2.
“Kjo shifër tregon se gjendja në ujërat tona është akoma e mirë”, theksoi ai për CdM.
Të dhënat e reja për sasinë e peshkut në ujërat tona Joksiomoviq i pret në vjeshtë, sepse në kuadër të projektit MEDIST këtë muaj në ujërat tona do të lundrojë anija hulumtuese “Pascvale e Cristina”, në bashkëpunim me Institutin Coispa nga Bari.
Sipas fjalëve të tija, në periudhën e ardhshme është i nevojshëm modernizimi i flotës, por edhe shërbimet inspektuese, sepse peshkimi i paligjshëm, deri në anëtarësim në BE duhet të ndalet në tërësi.