Mesazhi i natës së dytë të SFF: NDRYSHIMI FILLON NGA INDIVIDI

Seanema 3

Këtë të shtunë, datë 26 shtator 2015, u mbajt nata e dytë e festivalit “Seanema Film Festival”. Kjo natë shënoi hapjen zyrtare të festivalit,  duke qenë që me këtë rast filloi edhe shpalosja e maratonës së filmave dokumentar që adresojnë temën rnoj GOrie festivalit ‘Të sfidosh mendjen e korruptuar’.

Mbrëmja filloi me paraqitjen e punimeve pikturë të nxënësave të shkollës fillore “Mark Nuculloviq”, Shtoj, mbi temën e korrupsionit. Gjatë hapjes thanë fjalën përshëndetëse zv.kryetarja e Komunës së Ulqinit, znj. Zenepa Lika, drejtoresha e Organizatës Turistike, znj. Zana Hollaj Sarvan dhe i ftuari special I festivalit, prof. Emin Halili, regjizori i parë nga trevat shqiptare në Mal të Zi. Hapjen e zyrtarizoi Drita Llolla, koordinatore e grupit organizator të këtij festivali, OJQ “iACT”.

Seanema 1Gjatë natës u shfaqën dy filma dokumentar, “Life is Sacred” dhe “The Agreement”, të cilët mbajtën kurreshtjen e publikut për orë të tëra. Momenti më i rëndësishëm i natës ishte prezantimi para publikut i të ftuares speciale të festivalit, njëkohësisht protagonistes së dokumentarit “Life is Sacred” dhe aktivistes së njohur të Partisë së Gjelbërt në Kolumbi, znj. Katherin Miranda. Përmes pyetjeve dhe përgjigjeve gjatë panelit, znj.Miranda tregoi historinë e aktivizmit të të rinjve në Kolumbi dhe si ata, frymëzuar nga filozofia e qeverisjes së ish-kryebashkiaku i Bogotas, matematicienit, Antanas Mockus, vazhdojnë të jenë pjesë e ndryshimit drejt paqes. Pjesë e panelit ishte dhe aktivisti i shquar në Mal të Zi, z.Xhemal Peroviq, i cili foli për sfidat e aktivizmit në Mal të Zi.

Seanema 2Nata e dytë u përmbyll me një sukses të radhës dhe interesim në numër të publikut Ulqinak, dhe jo vetëm, duke i lënë radhën natës së tretë të festivalit ku do të shfaqen filmat dokumentar “Greece: Days of Change” dhe “Falciani`s Tax Bomb”. Në naten e tretë do të ketë të ftuar të tjerë special, pjesë të panelit: znj. Elena Zervopoulou, etnopsikologe e cila ka punuar gjatë me familjet e emigrantëve dhe fëmijët në Madagascar si konsulente pran UNESCO. Elena është regjizorja e filmit “Greece: Days of Change”. Panelisti i dyte i lajmëruar edhe më heret, është professor i asociuar në Universitetin e Oklahomas, SHBA, z.Firat Demir aktualisht pjesë e programit Fullbright në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…