Meshihati i BI: SABRO BUZUKU KËSHILLTAR I REISIT

sabroMeshihati i Bashkësisë islame në Mal të Zi në mbledhjen e fundit emëroi ndihmësin e reisit, gjegjësisht shefat e drejtorive, këshillit drejtues të medresesë, drejtorin e medresesë dhe këshilltarët e reisit.

“Angazhimi i Meshihatit të emërojë Ismail Daciqin për këshilltar të reisit për marrëdhënie me studentët dhe rinin dhe Sabro Buzukun për këshilltar të reisit për përcjelljen e zhvillimit të veprimtarisë organizative të mexhlisit të BI-së, tregon se Meshihati tash një kohë të caktuar po bënë strategjinë e punës me të rinjtë dhe veprimin më efikas të administratës së brendshme dhe organeve zonale”, thuhet në kumtesë.

Siç shtohet, organizimi i brendshëm i Meshihatit është riorganizuar me Kushtetutë të re, ndërsa emërimi i Sabro Buzukut për këshilltar ka për qëllim që reformat në afat sa më të shkurtë të implementohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…