Temperatura sot në Ulqin do të kalojë 30 gradë Celzius, ndërsa që në ora nëntë është matur rreth 25 C, njoftuan meteorologët.
Akoma më nxehtë do të jetë të shtunën, kështu që meteorologët theksojnë që tani ka filluar vera „e vërtet“.
Edhe temperatura e detit këto ditë do të jetë e lartë. Do të sillet rreth 25 shkallë.