Drejtori i NHT “Riviera e Ulqinit” Mikan Zec tha që ndërtimi i akva parkut do të përmirësojë ofertën turistike të Ulqinit.
“Është gjë e madhe për ofertën e përgjithshme turistike të Ulqinit. Udhëheqësia e re ka bërë shumë jo vetëm rreth akva parkut por përgjithësisht rreth sezonit turistik. Ulqini këtë vit është shumë më i pastër. Besojmë që numri i vizitave do të jetë konsiderueshëm më i madh, si dhe ofertë më përbërëse”, tha Zeci për Radio Antena M.
Sipas fjalëve të tija me hapjen e akva parkut, numri i mysafirëve në Ulqin do të rritet për 20 deri në 30 për qind. “Në këtë mënyrë do të bihen shpenzuesit më cilësorë, shpenzues më të fuqishëm nga jashtë dhe regjioni”, theksoi drejtori i ndërmarrjes më të madhe hotelerike në Ulqin.
Akva parku duhet të fillojë të ndërtohet në tetor, për çka, siç beson Zeci, nuk do të ekzistojnë asnjëfarë problemesh.