Mikan Zec: ARABËVE I PELQEU SHUMË ADA

Radomir Mikan Zec 1Drejtori i Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” Radomir-Mikan Zec ka pohuar se investitorët nga shtetet arabe janë të interesuar të investojnë në Ulqin, sidomos në Adë.

“Nuk e di a janë investitor potencial apo ndërmjetës ato që javën tjetër ishin këtu. Sidoqoft, delegacioni ishte i nivelit të lartë, por ne nuk dimë kush janë ata dhe a qëndron kush pas tyre”, tha Zec për “Vijesti”.

Ai shtoi se nuk ka informata a bëhet fjalë për Rojal grupin. “Këtë e dinë në Qeverinë e Malit të Zi. E jona ishte t’i mirëpresim dhe t’u tregojmë me çfarë disponojmë. Bashkëpunëtorët e mijë e kanë bërë këtë gjë. E dimë vetëm që Ada iu pëlqeu shumë”, theksoi drejtori i ndërmarrjes më të madhe në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi