Mikan Zec: ME PORTË MBROJMË MYSAFIRËT NGA SODITËSIT

“Riviera e Ulqinit” është pronare e infrastrukturës në Adë dhe këtu nuk bëhet fjalë për rrugë regjionale, por për rrugën e cila çon në vendbanimin e nudistëve”, deklaroi drejtori i kësaj ndërmarrje Mikan Zec.

Ai duke komentuar për “Pobjeda” protestën e të shtunës të organizatave joqeveritare në lidhje me vendosjen e paligjshme të portës në këtë ishull tha që është obligim i “Rivierës së Ulqinit” të mbroj mysafirët nga soditësit. “Në qendra tjera të nudistëve ky regjim është akoma më i rreptë. Paramendojeni në çfarë do të ngjante ky vend sikur hyrja këtu të ishte pa portë”, theksoi Zec.

Sipas fjalëve të tija, mbas iniciativës për heqjen e portës rrinë interesat e disa pronarëve të vikend shtëpive në Bunë të cilët dëshirojnë që për mysafirët e vet të paevidentuar të sigurojnë plazhin.

Zec tha që është i hapur për kontrollin e punës, të cilën e kryen MANS-i. Zëvendës drejtori i kësaj OJQ më me ndikim në Mal të Zi Dejan Millovac të shtunën tha që në punën e kësaj kompani nuk është e gjitha së pajtim me ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi